11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Prizren, 11 aktakuza kundër 20 personave

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë personave të dyshuar, njofton Klankosova.tv.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 20 aktakuza kundër 23 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale

Më Shumë

LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e...

Vëllezërit Morina kishin nga dy plumba në trup, flet mjeku i Urgjencës në Malishevë

Mjeku i Urgjencës në Komunën e Malishevës, Festim Sylejmani, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në fshatin Gollubovc...

Lajmet e Fundit