Prizren, blenë gjësende në market me para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një market në Prizren, një person dyshohet se ka blerë gjësende me para të falsifikuar, raporton PrizrenPress

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.

“Prizren, 08.09.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i pa njohur ka shkuar në marketin e tij dhe ka blerë disa gjësende me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën në fjalë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit