12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Prizren: I akuzuari në Amerikë, shtyhet gjykimi për uzurpim të pronës së paluajtshme

Të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj Shaqir Rrahmanajt, i akuzuar për veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Rrahmanaj, për të cilin mbrojtësi i tij, avokati Ymer Koro deklaroi se gjendet në Amerikë, ku për shkak të pandemisë nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi që nuk kishte kushte ligjore për mbajtjen e kësaj seance, gjykatësja Arjeta Gashi deklaroi se shqyrtimi i sotëm do të shtyhet dhe i njëjti u caktua të mbahet më 28 shtator 2020, në ora 11:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Shaqir Rrahmanaj akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme uzurpon pronën e paluajtshme, pjesën e parcelës kadastrale nr.4788-2, ZK, Prizren.

Sipas aktakuzës, gjatë ndërtimit të objektit, i njëjti ka tejkaluar lejen ndërtimore dhe në të njëjtën paluajtshmëri ka ndërtuar shkallët e objektit afarist “Hotel City”, krejt kjo në sipërfaqe prej 8 m2, të cilën paluajtshmëri e shfrytëzon dhe e mban në uzurpim, pa asnjë bazë ligjore.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Lajmet e Fundit