Prizren, kërcënon vëllanë me armë zjarri

Pistoleta7-22Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi për motive ende të panjohura ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada 128” në Prizren, të dielën në ora 13:45.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, 44 fishekë të panjohura, një karikator i zbrazët i pistoletës, një karikator i pushkës, një arkë ushtarake e metaltë si dhe një fotrollë e pushkës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit