Prizren: Kontrollohen nxënësit nëpër autobusa

Policia në Prizren ka kontrolluar sot nxënësit udhëtar në autobusa .

Qëllimi i kontrollimit, sipas policisë, është parandalimi i dukurive negative .

“Ky plan operativ ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, me qëllim të parandalimit të dukurive negative”, thonë për TV Prizreni zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

“Policia do të vazhdojë bashkëpunim të ngushtë me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit ashtu edhe të drejtorive të shkollave”.

Më Shumë

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit