20.8 C
Prizren
E diel, 7 Shtator, 2025

Prizren/ Ministrja Nagavci mori pjesë në diskutimin “Gratë dhe vajzat në arsimin e lartë”

Në kuadër të shënimit të 8 Marsit-Ditës së Gruas, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në diskutimin me temën “Gratë dhe vajzat në arsimin e lartë”, që është mbajtur në ambientet e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Në këtë diskutim ku të pranishëm ishin, rektori i UPUH, Mentor Alishani, prorektoret, Adelina Rakaj dhe Serdan Kervan, kryetari i Këshillit Drejtues, Arif Murrja, profesorë dhe studentë të këtij institucioni të arsimit të lartë u vlerësua lartë rëndësia e përfshirjes së grave dhe vajzave në arsimin e lartë dhe roli i tyre në ndryshimin pozitiv të pozitës së gruas në shoqëri.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, është ndjesi e veçantë që kjo ditë të shënohet në qytetin e Prizrenit, i cili është unik në shprehjen e vlerave qytetare, kulturore dhe historike.

Nagavci ka bërë të ditur se, kujdesi institucional për vajzat dhe gratë në Kosovë kërkon përpjekje shumëdimensionale dhe shumëpalëshe, për çka Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret për të ndryshuar realitetin dhe perceptimin e këtij procesi.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thënë se tashmë është dëshmuar që potenciali i grave dhe vajzave për kontribut në sferën e arsimit të lartë është i jashtëzakonshëm dhe se për të realizuar këtë potencial duhen masa afirmative, të cilat janë ndërmarrë në Ministrinë e Arsimit.

Në vazhdën e veprimeve për mbështetjen e grave dhe vajzave, ministrja Nagavci ka folur për ndarjen e bursave STEM për studentet e këtyre drejtimeve për të tretin vit me radhë, organizmin e konferencës STEMinists, e cila është mbajtur për herë të parë vitin e kaluar, me qëllim rrjetëzimin e shkencëtareve dhe profesionisteve nga vende të ndryshme dhe ndarjen e çmimeve vjetore, të cilat jepen nga MAShTI për gra dhe vajza të suksesshme.

Në fund, ministrja Nagavci tha se, ofrimi i mbrojtjes dhe mbështetjes për vajzat sot i siguron shoqërisë gra të forta nesër: gra profesioniste, sipërmarrëse, shkencëtare, nëna, mentore dhe udhëheqëse politike.

Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e çdo gruaje në këtë institucion të arsimit të lartë dhe në shoqëri.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Djali kanos nënën në Malishevë, ushtron dhunë psikike ndaj saj

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij. I njëjti, me vendim të prokurorit...

Babë e bir përfundojnë në pranga, pas konfliktit në Rahovec

Një mosmarrëveshje familjare në Rahovec ka përfunduar me arrestimin e babë e birit. Policia njofton se rasti është raportuar mbrëmë, rreth orës 17:25, në rrugën...

Lajmet e Fundit