Prizren: Një burrë lëndon rëndë një tjetër, arrestohet

Në rrugën “De Rada” në Prizren një burrë ka sulmuar fizikisht një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit