14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Prizren: Politikat publike duhet të kalojnë nëpër filtrin e komunitetit

EC Ma Ndryshe ka organizuar konferencën vjetore “Qytetet Gjithëpërfshirëse”, në kuadër të cilës është theksuar nevoja e përfshirjes së komunitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave publike të nivelit lokal dhe qendror. Në këtë konferencë është prezantuar puna njëvjeçare e EC-it në drejtim të mobilizimit të komunitetit për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të tyre, me një theks të veçantë edhe në mbajtjen e presionit publik mbi institucionet lidhur me degradimin në Qendrën Historike, me ç’rast është kërkuar koordinim më i mirë institucional për veprim në këtë zonë të mbrojtur me ligj.

Drejtori ekzekutivi i EC-it, Edon Mullafetahu ka theksuar se puna njëvjeçare e organizatës në kuadër të projektit “Qytetet Gjithëpërfshirëse” është zhvilluar në drejtim të mobilizimit të komunitetit për adresimin e problemeve te institucionet dhe gjetjen zgjidhjeve të përbashkëta. Ai ka thënë se ka hapësirë për përmirësimin të bashkëpunimit me Komunën, sidomos në fushën e gjithëpërfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies, planifikimin urban dhe trashëgimisë kulturore. Sipas tij çdo projekt komunal e qeveritar duhet të kalojë filtrin e komunitetit.

Enes Toska nga RrOK/EC Ma Ndryshe ka raportuar për hartimin e planit të menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit, duke prezantuar disa të dhëna që dokumentojnë nivelin e degradimit të kësaj zone.

Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka folur për rëndësinë e koordinimit të projekteve të institucioneve qendrore dhe lokale dhe ka pranuar se në këtë drejtim ka hapësirë për përmirësim të mëtutjeshëm. Po kështu ka shprehur keqardhjen që edhe një vit po mbyllet me theksimin e çështjes së degradimit në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pranuar se gjithëpërfshirja mundëson krijimin e politikave më të mira publike në favor të komunitetit dhe është zotuar për aplikimin e këtyre praktikave përkatësisht ndërtimit të konsensusit shoqëror gjatë qeverisjes së tij 4 vjeçare. Gjithashtu ka pohuar se do të shqyrtojë modalitetet për rritjen e bashkëpunimit me të gjithë akterët për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit.

Në konferencë është bërë edhe ndarja e çmimit për lagjen më aktive, që i ka takuar komunitetit të fshatit Piranë, ku kryetari i fshatit, Skender Elshani ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me EC-in për adresimin e shqetësimeve të banorëve te institucionet përkatëse dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e caktuara.

Më Shumë

Zhdukja e kobshme – Niset për shtëpi, e moshuara nga Rahoveci vdes në mal

Si rëndom, edhe pasditen e së dielës doli nga shtëpia, por në të nuk u kthye e gjallë.   Hajnishahe Hoti nga Ratkoci i Rahovecit pasi...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Lajmet e Fundit