Prizren, shpërndahen 90 lopë qumështore për fermerët lokal

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e lopëve qumështore tek fermerët përfitues të projektit “Furnizimi me Mëshqerra Gravide”, raporton PrizrenPress.

Me këtë rast, Haskuka deklaroi se përmes këtij projekti, Komuna e Prizrenit ka siguruar lopë cilësore, të cilat mundësojnë që fermerët të përfitojnë shumëfish nga ato.

Po ashtu, ai theksoi se ky nuk është projekti i vetëm i Komunës së Prizrenit për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve që merren me prodhimin e qumështit, pasi që Komuna vazhdimisht ka ndarë dhe do të vazhdojë të ndajë subvencione edhe për ngritje të stallave dhe makinave mjelëse për lopë qumështore.

Ndërsa drejtori i DBZHR-së, Agron Limani tha se përfitues të këtij projekti parashihet të jenë gjithsej 90 fermerë të Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit