8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Prizren: Shtetasi i Shqipërisë pranon fajësinë për dhënie ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Rini Tahiri, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për dhënie ryshfeti.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, pas konsultimit me mbrojtësen e tij avokaten Fatbardha Elezi, i akuzuari deklaroi se e kupton se për çka akuzohet dhe se e pranon fajësinë për veprën që e ka kryer, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo i akuzuari, kërkoi nga gjykata që si dënim plotësues, të mos urdhërohet dëbimi i tij nga Kosova, sepse ai që 8 vite jeton në Kosovë dhe kthimi eventual për të  në Shqipëri, do të mund të paraqiste rrezik për jetën e tij, për shkak se ka probleme më ish-bashkëshortin e gruas së tij.

Prokuorori Sefa, dekalroi se mbetet në tërësi prnë propozimit të tij në aktakuzë, që i akuzuari pas ekzekutimit të dënimit të cilin do të i shqiptoj gjykata, të dëbohet nga Kosova për periudhën 3 vjeqare.

Ndërsa mbrojtësaj e të akuzuarit, deklaroi se e kundërshton propozimin e prokurorit pasi që i mbrojturi i saj ka vendqëndrim në Kosovë, të marrë nga Policia e Kosovës.

I akuzuari dekalroi se nuk ka vendqëndrim në Kosovë, nuk ka kërkuar azil, mirëpo ka qëndruar sepse ka probleme në Shqipëri.

Ndërsa në fjalën përfundimtare, prokurori deklaroi se me rastin e marrjes së vendimit gjykata të ketë parasysh të gjitha rrethanat të cilat ndikojnë në llojin dhe lartësin e dënimit, të ketë parasysh pranimin e fajësisë, pendimin e të pandehurit për veprën penale të kryer, arsimimin e këtu të akuzuarit, gjendjen e tij materiale, ndërsa si dënim plotësues gjykata të konfiskon monedhën prej 50 euro si objekt i kryerjes së veprës penale.

Mbrojtësja  e të akuzuarit avokatja Fatbardha Elezkutaj delaroi se i mbrojturi  saj, me vullnetin e tij ka pranuar veprën penale e cila i vihet në barrë, dhe se ai  është penduar dhe veprën e tillë më nuk do të përsërisë.

Në fund avokatja tha që duke marr parasysh kushtet ekonomike, faktin që është mbajtës i familjes, i papunë, i propozojmë gjykatë që të gjitha këto të merr parasysh si rrethanë lehtësuese gjatë marrjes së vendimit mbi dënimin.

I akuzuari e mbështeti fjalën përfunuidmtare të avokatës së tij mbrojtëse.

Kryetarja e trupit gjykues, njofoti palët që shpallja e aktgjykimit do të bëhet me10.01.2021 në ora 09:00.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Rini Tahiri akuzohet se me 19.12.2020, rreth orës 05:45 minuta, në pikën kufitare Shqipëri – Kosov? n? vendkalimin kufitar të V?rmicës është vërtetuar se në mënyrë të drejtëpërdrejtë i ofron personit zyrtar përfitimi pasuror n? m?nyrë që i njëjti të veproj ose të mos veproj n? pajtim me detyr?n e tij zyrtare, në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës doganore duke drejtuar automjetin e tipit “ Opel Zafira ”, me targa AA – 897 – SM pron? Demir Tahirit ( babi i të pandehurit ), me të cilin ishte duke udh?tuar edhe Demir Tahiri, në momentin kur zyrtarit policor Feriz Hoti i cili ishte duke punuar n? kabin?n nr. 3, ia ka dorëzuar dokumentet personale dhe dokumentet e automjetit, në dokumente të prezantuara i ka futur pesëdhjetë Euro ( 50,00 euro ) dhe ka k?rkuar nga zyrtari policor që ti mundësohet Demir Tahirit hyrja në Kosovë, edhe për kunder faktit se i njejti kishte ndales?n për të hyrë në Kosovë.

Me këto veprime Rini Tahiri akuzohet se ka kryer veprën penale dh?nia e ryshfetit./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Lajmet e Fundit