Prizren/ U pa në video duke e rrahur vajzën e mitur, ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës, Stacioni policor në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar pasi në rrjete sociale është parë duke e rrahur vajzën e tij të mitur, shkruan PrizrenPress

Sipas policisë, nga e mitura dhe babai i saj janë marrë deklaratat, teksa bëhet e ditur se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor

“Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se vendimi për ndalim prej 48 orësh është marrë nga prokurori kujdestar, departamenti për krime të përgjithshme./ PrizrennPress.com

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Lajmet e Fundit