2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Prizren, u trashëgofsh pa trashëgimi!

Shkruan: Ditar Kabashi

Monteskieja flet për tri faza kryesore të historisë: atë të egërsisë, barbarizmit dhe fazën e qytetërimit. Natyrisht këto kanë kaluar në mënyrë evolutive, nga më primitivja tek më e arrira.

Po të mos kishte qytetërim s’do të kishte as qytet. Prizren jo se jo. Ndryshe, si do të shpjegohej baltimi i një objekti të posaçëm për pastrimin e trupit (hamamit) në zemër të qytetit apo kulteve të konfesioneve të ndryshme për pastrimin shpirtëror? Lulëzimi i zejeve e madje emërtimi lagjeve të tëra në bazë të zanatit të esnafëve a nuk dëshmojnë edhe më për civilizimin që kishte kaherë ky vend? Atë që e inkorporuam në legjislacionin e shtetit tonësipas Planit (lexo: verdiktit) të Ahtisarit, përdorimin e shumëgjuhësisë dhe bashkëjetesën multietnike, a nuk e ka promovuar ky qytet përgjatë shekujve? A ta shlyejmë krejt këtë kujtesë kolektive?

U pa si i nevojshëm një ligj që mbron qendrën historike të Prizrenit. U miratua. Ç’ndodhi më pas? Trashëgimia urbane veçse u shkatërrua më tepër. Kur nuk ka vullnet për zbatim të ligjit, kur nuk ka kulturë politike të një qeverisjeje të mirëfilltë, i kotëështë çfarëdo ligji. Thjesht, ai mbetet akt juridik formal pa efekt real sepse veç ka humbur qëllimin e nxjerrjes së tij, pra rregullimin e një fushe të caktuar.
Kur janë në pyetje privilegjet, të gjithë pushtetarët në garë me njëri-tjetrin. Mirëpo nuk duhet harruar se e drejta e detyrimi shkojnë paralelisht. Aty ku ka kompetencë, doemos duhet të ketë edhe përgjegjësi.

Komuna në letargji, Ministrisë së Kulturës sigurisht i ka dalë ndonjë punë e papritur, Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit pothuajse jofunksional, Qendra Rajonale Për Trashëgimi Kulturore një biçim, prokurorët e zënë duke ndjekur krimin…

Ndërkaq prizrenasi sheh se si dita-ditës po i vyshket bukuria arkitektonike historike e qytetit të zambakut. Prandaj le të jetë më i vëmendshëm se kujt do t’ia besojë herën tjetër kujdesin ndaj këtij kopshti të Kosovës.Zaten, UNESCO – çok zor.

Deri kur do t’a shpërdorësh durimin tonë?- i paskëshin thënë Katilinës në Senatin e Romës dikur. Aq më akademike bëhet kur citohet në latinisht kjo. Por ka kush e bën këtë, bile edhe merr duartrokitje. Veç aman, edhe nëse dehemi me historinë e lavdishme të Romës, mos ta marrim si model Perandorin Neron. Prej qytetërimit të mos bëjmë prapakthehu.

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit