Prizren: Vetaksidentohet 16 vjeçari me motoçikletë, pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ku një motoçiklist është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sinjalizuesit e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 16-vjeçar, i cili derisa ishte në lëvizje, e humb kontrollin dhe rrëzohet, duke pësuar frakturë në këmbë.

Si pasojë e lëndimeve, i mituri është dërguar në repartin e Ortopedisë të Spitalit të Prizrenit, për të marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se Policia është njoftuar nga spitali, teksa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit