25.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Prizrenasit me përfaqësim të cunguar në vendimarrjet politike qendrore!

Mr. Gent Gjini

Qyteti i Prizrenit si qytet përveq traditës kulturore, ajo historinë e saj e ka të ngërthyer në vete edhe traditën shtetformuese me insitucionet e saja të para, ne trevat shqipëtare qenë vete kanë simblolizuar edhe Shtetësinë Sovrane me institucionet qerverisëse, të ambasadave të para dhe rëndësinë e Lidhjes së Prizrenit me politikat programore shtetformuese por edhe të një dëshmimi me argumentues si Kryeqytet i trevave etnike shqipëtare.

Sot në gati në decenien e Pavarësisë së Kosovës dhe shtetformimit e saj me Republikë demokratike si në të gjitha institucionet, e në veqanti të institucionit më bazik përfaqesues popullor Parlmaneti, përfaqësuesit e qytetit të Prizrenit janë ndër ata më të pakët që përfaqësohen ne parlamentin qendror.

Dhe në anën tjeter ata përfaqësues në kurriz të elektoratit të ketij qyteti pothujase nuk janë përfaqesues të Prizrenit në kuptim të asaj që ti njohin politikat e qytetit të Prizrenit dhe që ky përfaqësmimi i tyre më shume fokusohet dhe determinohet nga regjionet e qytetit të Prizrenit sesa vet përfaqësuesit brenda këtij qytetit te Prizrenit. Që për pasojë këta përfaqësues kanë njohuri ndër shumë të pakëta për qytetin e Prizrenit e mos të flasim për interest e saja që ti artikulojnë dhe ti përfaqësojnë dhe për qka janë madatuar si pëfaqësues.

Kjo për pasojë ka pasur ta shëndroj qytetin e Prizrenit, si një provincë kulturore me historinë e mbetur të saj, me përfaqësuesit e mangët të këtij qyteti apo edhe ndër ata që thiren si përfaqësues të qytetit të “Prizrenit” nuk kanë bërë përpjekjet e forta që ti artikulojnë interesat dhe problematikat e qytetit të Prizrenit, dhe këtij qyteti ti japin një dimension tjetër nga ajo që e ka tani, me një refketim të ndryshimit të politkave në vendimarrjen të përfaqësueseve të qytetit adekuat të Prizrenit qoftë me problematikat e saja, që do ti artikulojnë qoftë edhe me investimet e munguara dhe projekteve që do të mund të përfshiheshin, dhe të përfitoheshin qytetarët e Prizrenit nga vetëm të pakët këta përfaqësues me një mjeti parlamentar ligjvënës pra, propozimeve të projektligjeve për qytetin të cilët këta kanë marrur edhe mandatin nga qytetarët ta përfaqësojne e jo të jenë bartës të politikave ditore të partive të tyre, për poen politke, dhe konsum të brendshëm elektoral, dhe me një demagogji boshe, dhe që në anë tjetër nga të pakët këta përfqaësues që do të mund reflektonte do të ishte edhe ndarja jo e drejtë dhe jo proporcionale e buxhetit për këtë qytet të Prizrenit.

Kritika ka edhe anën tjetër të medaljes për qyetetin e Prizenit, e cila karaketerizohet me pëfaqësimin e vogël, ajo pikësepari adresohet dhe i referohet edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e cila nuk ka hartuar politika të barbarta për gjithë qytetet, për pjesëmarrje në përfaqaësim në parlament, për të krjuar edhe një zonë zgjedhore të dytë karshi, asaj qendrore edhe pse kjo realizohet nga ligjvënia parlametare por që KQZ- nuk ka hartuar projekt-ligje dhe ka qen e heshtur e cila për pasojë ngelte vetëm një liste unike të kadnidateve partiak për të gjitha qytetet dhe për gjithë përfaqësuesit kandidatë në Parlamentin Qendor.

Duke pasur aty edhe përfaqësues të komunave të tjera dhe regjoneve të tjera në lista zgjedhore që janë votuar në qytetin e Prizrenit, e të cilët këta kandidatë nuk janë ata përcaktor për të rregulluar dhe artikuluar interesat e qytetit të Prizrenit dhe për pasojë të këtyre diskriminimeve në votën e qytetarit e Prizrenit ata kanë marrur votat në kurriz të elekotratit të qytetit të Prizrenit.

Këtu adresimi i problemit është i dyfshtë së pari nga instucioni i KQZ-së për nje zonë tjetër zgjedhore në një qytet tjetër të pavarur nga ajo qendore, dhe e dyta nga partitë politike të cilët ndonëse janë për përfaqësim popullor të regjioneve të tyre dhe qyteteve, këta lideret partiake në përpilimin e listave nuk i marrim shumë parasysh demografinë dhe interesat e qyteteve te tjera për tu përfaqësuar në parlament nga qyteti i tyre që rrjedhin dhe nga vinë e që më mire do ishte pjesëmarrja dhe artkulimi i interesave të qytetareve burimor.

Por këto parti bëjnë një seleksionim jo mbi bazen e përfaqesimit popolllor të qyteteve të tyre për tu përfshire në lista por ata më shume fokusohen tek individet e fuqishëm, partiak karrizmatik biznismen që sjellin më shumë vota në partit e tyre sesa përfaqësimi adekuat i qyteteve të tyre nga të cilët vinë.

Nje zonë e dytë zgjedhore në regjionin e Prizrenit do të mundësonte në ndryshimin e politikave diskriminuese, dhe në njëren anë që nga ky qytet të përfaqësohen njerz të këtij qyteti që rrjedhin, nga ky qytet dhe që njohin me mirë problematikat dhe natyrën e interesave të qytetit të Prizrenit.

Dhe që qyteti i Prizrenit të shëndrohet në motor lëvizes në ndryshimet e politkave shtetërore dhe të mos të jetë fokusi vetëm në një qendër të vendosjeve dhe numërimit të votave sepse këtu në këtë qytet poashtu do te dalin njerz me meritor, dhe votimi do të bëhet në këtë qytet, dhe përfaqësimit të Prizrenit do ti japin një ngjyrë tjetër, sepse me këtë Prizreni do të përfaqësohet në qendrat me kryesore politke perveqese vetëm në Parlament dhe Prizrenin do ta shëndrojne edhe nje thithës të investimeve ekonomike apo edhe të hartmit të politikave ekonomike që edhe në këtë qytet të kete përfaqësim, punësim, emancipim, zhvillim dhe një buxhet të konsliduar të ketij qyteti e jo te jete vetëm Prishtina.

Më Shumë

U zgjidh problemi në stacionin e pompimit, rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në Vërmicë

Pas disa orëve ndërprerje të furnizimit me ujë, banorët e fshatit Vërmicë në Komunën e Prizrenit janë rikthyer të kenë qasje në ujë të...

Postoi fotografi me pistoletë, arrestohet i mituri në Malishevë

Në fshatin Carallukë të Malishevës është arrestuar një i mitur, pasi që në rrjete sociale kishte postuar foto me pistoletë. https://prizrenpress.com/418464-2ht/ Siç thuhet në raportin 24-orësh...

Lajmet e Fundit