Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i cili po mbahet në qytetin e Lushnjes së Shqipërisë.
Gjatë vizitës në këtë ngjarje të rëndësishme rajonale, Kadriaj ka zhvilluar një bisedë konstruktive me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla.

Me këtë rast, Kadriaj i ka përcjellë ministrit ftesën zyrtare për të vizituar Prizrenin, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në sektorin e agrobiznesit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Prizrenit, ky takim synon krijimin e urave të reja të komunikimit
“Qëllimi i kësaj ftese është njohja nga afër e potencialit bujqësor të komunës sonë dhe eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në projekte konkrete bujqësore”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
