1.9 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Prizreni dyshohet se është bazë e trafikut të shtetasve turq drejt Evropës

Prizreni dyshohet se është një bazë e trafikut të shtetasve turq drejt Evropës, që ikin nga përndjekja e shtetit turk si dhe një bazë falsifikimesh të pasaportave serbe që i pajis shtetasit turq për të udhëtuar në zonën Schengen.

Këto dyshime janë hedhur nga specialistët e seksionit për trafikun e paligjshëm të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, pas ndalimit në Aeroportin e Rinasit të një familjeje turke prej pesë anëtarëve, me pasaporta serbe të falsifikuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Policia dyshon se shtetasit turq janë pajisur me pasaporta serbe Prizren.

“Më datë 11.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasit turk, Mehmet Adiguzel dhe gruaja e tij, Nuriye Adiguzel, vjeç 37 e 36, banues në Turqi, pasi rreth orës 15:30, në PKK Rinas, me tre fëmijët e mitur, u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi eurosh..

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Lajmet e Fundit