Doktorant, Naser Bresa
Turizmi si mundësi për zhvillim ekonomik, filozofi e menaxhimit dhe benifiteve bazuar në vlerat autentike.
Historiku tregon se qyteti i Prizrenit, rajoni ngërthen vlera kulturo-tradicionale nga Iliret, si me: artefakte, monumente mijëvjeçare, kultura menaxhuese dhe diversiteti shoqëror, të gjitha së bashku fuqizojnë kryeqendrën gjithë- shqiptare si qendër e turistike. Faktet flasin duke u tërhequr në mes historikut dhe tradicionales me pasion shndritës duke krijuar agjendë të fuqishme mikpritëse.
Nëse Prizreni dikur ishte rrugë lidhëse nga Perëndimi në Lindje për karvanë të ndryshme tregtarësh dhe turist, ekcitoi shumë prej syresh duke e emëruar Prizrenin si Stambolli në miniaturë. Politikat zhvillimore në këtë qytet duhesh orientuar në ngritjen e shkallës ndërvepruese apo korrelacion mes turizmit dhe startapeve turistike, si shkëndija frytdhënëse që do ishin një nga mundësit e prurjeve të vizitorëve vendor dhe ndërkombëtar.
Që të kem zhvillim të mirëfilltë turistik duhet eliminuar egon për t’u pasuruar shpejt, të ‘‘konzervohet‘‘ mentalitet i këtillë, sepse turizmi është proces i zhvillimit kontinual, si me përgatitja e kuadrove profesionale, arritje të përvojës, besimit në mundësi dhe jetësim në praktik të fazës edukuese.
Jem të bindur se po të hartohej strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin e turizmit në rajonin e Prizrenit, shumë gjëra do akceptoheshin ndryshe nga e sotmja hipotetike dhe mbresëlënëse tek e nesërmja frytdhënëse.
Tani gjendemi para urës luhatëse, si psh. themelimi i dikastereve përkatëse nuk po reflektojnë sinjale premtuese, detyrimisht kërkohet plotësim ndryshim të platformës aktuale. Mobilizimi i trurit intelektual, shkëmbimi i përvojave dhe traditës qytetase do të jenë pikënisja më frytdhënëse e unazës turistike me fuqi egocentrikë, unazë e cila do të krijoj korridore por edhe absorboj të gjitha format turistike.
Aktivitete sporadike të organizuara, qoftë nga institucionet apo edhe organizma tjerë duhet vlerësuar, por efekti apo ndikimi në hapjen e qytetit për stimulim-pranim masiv të turistëve deri më tani nuk është arritur, Prizreni meriton dhe ka potenciale si për qasje pro- aktive në këtë drejtim po ashtu për të akceptu 10 fshin e numrit të turistëve aktual.
Andaj e domosdoshme është aktivizimi i të gjithë resurseve turistike, bizneseve, institucione tjera relevante në nivel qyteti dhe rajoni që 5 vitet e ardhshme të jenë vite të dizajnimit, koordinimit dhe promovim-zbatimit projekteve turistike, në qytete(master plan turistik), fshatra dhe zona të hapura.
Promovimi përcjellët me disa përmasa, kryesisht ekuivalente, duke krijuar agjendë të fuqishme ‘‘nikoqirllëku‘‘ si për turizëm kulturo-historik, fito-terapeutik, dentar, agro-, sportiv(rajoni Prizrenit ka potencë të zhvillimit edhe të turizmit dimëror përpos atij veror, siç është qendra e skijimit, teleferiku, hoteli dhe disa restorante, në bjeshkët e Brodit).
Rajoni i Prizrenit aktualisht ka popullsisë rreth 350.000 banor, 60 hotele turistike me kapacitet prej 2.850 shtreter, numër të punësuarve në objekte turistike rreth 760(shënime të nxjerrura deri në Mars 2019), këto shënime janë fluide-variabile, sepse numri i hoteleve dhe bujtinave shtohet pothuajse çdo muaj. Jetësimi i planit zhvillimor turistik me karakter multidimensional do afektoj në shtimin e numrit të punësuarve 10 fish më shumë ashtu si e meriton sovrani.
Element substancial promovuar është perceptim dhe bashkërendimi aktiviteteve bazuar sipas potencialit dhe profileve në rritje në të gjithë sektorët me mundësi që në të ardhmen e afërt të ketë fluiditet në ide, projekte që parashohin zhvillim të qëndrueshëm.
Ideja se Prizreni ka potenciale nuk vihet në dyshim, se mund të subkordinohet me komuna tjera po ashtu është mundësi, e për të arritur nevojitet qasje pro -aktive në ndryshim-plotësim të politikave lokale, tejkalim të partizmave dhe sinkronizim të qëllimit. Problemet e trashëguara duhet zgjidhur gradualisht, ngulfateset duhet oksigjenuar, t‘ dëmtuarat duhet riparuar dhe t‘ anash-kaluarat duhet sistemuar, premisë për t’u ngjitur shkallëve të zhvillimit ekonomik aty ku të tjerët janë duke numëruar rezultatet.
Vërejtjet e shumë intelektualëve, vigjilent, vizionar, shushurisinë pluhurin institucional, Prizreni ka Universitet, vend ku buron, merret dhe transferohet dija në rritje të mirëqenies, edukimit dhe prosperimit intelektual. Aset i këtillë pse mos të jetë në shërbim të politikave të përgjithshme zhvillimore, pse mos të trajtohet si strumbullar i përgatitjes së kuadrove profesionale në shërbim qytetit, rajonit dhe më gjërë ‘‘Tupanat rrihen për ata që dëgjojnë‘‘.
Le të kthjellohemi, vendimmarrësit, qytetarët të mobilizohen për të sensibilizuar strukturat për të mirën e përbashkët, të gjithë do jenë fitues. Pyetje në vazhdimësi, jo vetëm për Universitetin e Prizrenit por edhe shumë të tjera, cili është niveli i kuadrove që renditen në rrafshin intelektual-ligjërues, sa do jenë kompatibil me kërkesat e programeve specifike duke përfshirë të lartëcekurat si dhe a qëndron vullnet për plotësim-ndryshim strukturale, horizontal, dhe vërtikal?
Pa hezitime duhet ushqyer plan-ide të këtillë, që zgjon shpresë për grupe të shumta qytetarësh, grup- moshash të ndryshme, parësisht rinis, pa përjashtuar edhe aspiruesit tjerë, atëherë, impulsiviteti duhet të shtohet drejt tetanusit për rritur sendërgjie në krijim besimi dhe arritje rezultatesh kompatibile.
Defraktimi nga mos-akreditimi i disa programeve në Universitetin “Ukshin Hoti”, konsiderohet si ngufatje intelektuale, marrja e ‘kartuçit‘ të kuqë në kohën embrionale është thyrje e nyjeve, përmasa të këtilla duhet të kishin paraprij me vërejtje, pastaj ‘kartuç‘ të verdhë…!
E dhimbeshe për student bruscoshë, sivjet, vitin tjetër akademik edhe më shumë, po shkëputet vargu zingjiror, student që mund të kontribonin në zhvillimin e qytetit do të largohen, disa në pa kthim, kjo ngufatje ka përmasa të periudhës afatgjatë, vështirë, për mos than e pariparueshme.
A konsiderohet si ikje e turit intelektual nga Prizreni, parësisht në Prishtinë, më të mirët do të ndalen atje, atje do japin kontributin, atje do përformojnë, atje do rinisin projekte, Prizreni do të venitet, hendeqet po shtohen. Me këtë defraktim një pjesë e stafi akademik largohet, mbase më të mirët, për tu sistemuar diku tjeter, ku jem dhe kah po shkojmë…?!
Nuk janë ditë të mira, shumë e quajnë gjendje emergjente-n ‘edukim, të tjerët mund të tentojnë të s’postojnë, por Dervish Rozhaja thoshte, “Brinat në thes nuk futen‘‘, ashtu si tentim mjegulloja për kartuçin e kuqë, ne s’jemi fajtor. Urgjente është për stafin e Universitetit, të rishkoj vetveten, të pastroj apo kastroj elementet e infiltruar pa meritë, të ju jap udhë pa kthim, në të njëjtën kohë hapje profesionale dhe ofertë për të gjithë profesionistët, që me programe eksplicite të krijojnë bërthamën të përmasave konkuruese.
Po të ishte në mesin tonë, vizionari, intelektuali, krye-rezistent prof.dr.Ukshin Hoti, nuk di çfarë do bënte, sprov që figurativisht ndrydh trurin intelektual, posaçërisht atyre që aspirojnë për arritje të misionit alo-shkencor, në kushte modeste, aq‘ është kaçiku, për ndryshe do aplikonin si disa tjerë për Kembrixh, Oxford apo edhe në Prishtinë…!
Profilizimi dhe dizajnimi i programeve sipas rajonit duhet të jetë politikbërja mbrenda institucioneve relevante, në kontekst dua të citoj: ‘‘ndjehem gjeloz‘‘, qyteti i Ferizajit ka themeluar Fakultetin për Turizëm dhe Ambient, ndërsa Universiteti Prizrenit munf të ‘‘vetëknaqet‘‘ me ndonjë drejtim ‘‘ad-hock‘‘, as vetë ata që i kanë propozu-aprovu nuk din se cfarë kanë brumosur. Thirrja në zgjim ndërdijes është primare, në të kundërtën rritet pesha e përgjegjësisë, metastaza vazhdon.
Temë e këtillë është shumë sensitive, më e mira do ishte ndërtimi i një trup sub-universitar për të matur kërkesat e grupmoshave të caktuar, duke qartësuar pritshmëri nga drejtime që garantojnë të ardhme të qëndrueshme, punësim dhe arritje në karrierë.
Eko-Turizmi, Nutriitizmi, Artizanate dhe Agro-biznes, duhet të jenë drejtime dhe bazament rajonal, për arsye të shumta, turistike, mjedise të pastër, edukim ushqimor, kultivim i traditës, nxitje të prodhimeve „BIO‘, zhvillim ekonomik, me një fjalë, ngjitje shkallëve imagjinative. Drejtimet duhet të jenë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, përmes hallkave zëngjiror, profesinalizëm, marrje e përgjegjësive individuale dhe grupore, sistemuar sipas rezultateve të studimit.
Nëse Prizreni arrin të ngrisë institucion të këtillë, stimulon përformancë ndërvepruese më institucione si motra në nivel qytetesh dhe shteteve për të shpalosur resurset të krakterit human dhe ofertës zhvillimore. Iniciativat nuk duhet pritur gjithnjë nga lartë, të tilla shpesh mbeten inerte, motorizimi kërkesave katalizohet me mobilizim dhe guxim për të sendërtuar platformë-programore në shërbim të kauzës gjithëpërfshirëse, edukim për të gjithë bazuar në kërkesa të tregut.
Një thënje mbresëlënëse tingëllon ‘’Ta duam vendin tonë në mënyrë INTELEGJENTE’’, buruar nga një prijës Budist, qeverisës i 20.000 banorëve, aq sa student do të kishte Universiteti i Prizrenit pas 8-10 vitesh.