22.3 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

Prizreni, qyteti që i ka dhënë shumë kombit

Haziz Hodaj

Sot, më 12 qershor, përulemi me ndjenjë të veçantë dhe krenari përpara një date që shënon një kthesë historike për qytetin tonë – Ditën e Çlirimit.

Prizreni, me rrënjë të thella historike, ka qëndruar gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri, pavarësi dhe demokraci. Çlirimi i Prizrenit, më 12 qershor 1999, nuk ishte një ngjarje e shkëputur në kohë – ai ishte vazhdimësi e përpjekjeve të mëdha kombëtare që kulmuan për herë të parë më 1878, me lëvizjen e parë politiko-ushtarake dhe themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mu në zemër të këtij qyteti.

Lidhja e Prizrenit ishte zëri i parë i bashkimit, i vetëdijes kombëtare dhe i organizimit për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ishte një akt vizionar që hodhi themelet e kërkesës për shtetësi dhe për drejtimin e vetë fatit tonë.

Sot, në këtë përvjetor të çlirimit, ne e shohim Prizrenin si vazhdues të atij ideali – një qytet që i ka dhënë shumë kombit në kulturë, arsim, politikë dhe rezistencë. Liria që e gëzojmë sot është fryt i angazhimit dhe veprës kolosale të Presidentit Historik Ibrahim Rugova, gjakut dhe sakrificës së shumë brezave – e veçanërisht e atyre që sakrifikuan gjithçka gjatë luftës së fundit për çlirimin e Kosovës, e cila u udhëhoq nga Komandanti legjendar Adem Jashari.

Le t’i kujtojmë me nder ata që nuk janë më mes nesh, por që e bënë të mundur këtë ditë. Le ta nderojmë lirinë me përgjegjësi, duke ndërtuar një Prizren të zhvilluar, të barabartë për të gjithë – të denjë për emrin që mban dhe për historinë që përfaqëson.

Urime 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
E paçim për jetë Prizrenin e lirë dhe të zhvilluar!

Marketing

Kliko Video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1728704571859439

Më Shumë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës. “Ky vendim është...

Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armës në Prizren

Një person është arrestuar të dielën mbrëma në rrugën “Kastriotët” në Prizren, nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës. Arrestimi u bë pas një...

Lajmet e Fundit