Prizren/Suharekë: Pesë të lënduar në dy aksidente

Aksident 4Si pasojë e dy aksidenteve në trafik, pesë persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas raportit të Policisë, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Flamuri” në Prizren dhe tjetri në fshatin Semetisht të Suharekës.

Në rrugën “Flamuri”, raportohet se një person ka goditur me veturë një këmbësor. “Një mashkull K/Shqiptar gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor mashkull K/Shqiptar”, njofton Policia.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në fshatin Semetisht, ndërkaq, raportohet se një veturë është rrokullisur, ku si pasojë janë lënduar katër persona. “Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti gjersa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka dalë jashtë duke u rrokullisur. Lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe tri femra K/Shqiptare, të cilët janë transportuar në spitalin e Prizrenit”, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit