3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Procedohet Projekt-Ligji për kosovarët në luftërat e huaja

Sirianet5-30Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka paraqitur sot para kabinetit qeveritar projektligjin që ka të bëjë me pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja.

Nevoja për një ligj të tillë ka lindur pas fenomenit të shkuarjes së të rinjve kosovarë në luftën civile në Siri.

“Me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare, MPB ka marrë iniciativë për hartimin e projektligjit për përcaktimin e veprës penale të bashkimin apo të pjesëmarrjes në ushtrinë apo policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individuale në territorin jashtë Kosovës”, ka thënë Ministri Rexhepi, raporton lajmi.net.

“Kohët e fundit është vërejtur një trend i rritjes së individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë me qëllim të realizimit të sferave të tyre të interesit, të bashkëngjiten në formë të organizuar apo të pavarur, në kryengritje apo konflikte të ndryshme jashtë vendit, për shuma të caktuar të parave apo privilegjeve të tjera”.

“Kemi konsideruar që është imediate krijimi i kornizës ligjore për ndjekjen dhe gjykimin për personat të tillë që marrin pjesë në konflikte a[po në çfarëdo forme të organizimit joformal paraushtarak apo parapolicor jashtë territorit të Kosovës”.

“Projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit në vend dhe jemi dakorduar plotësisht lidhur me dispozitat e këtij ligji”.

“Dënimet e parapara për kryesit e kësaj vepre penale sipas Prokurorit të Shtetit janë adekuate për kryesit e kësaj vepre penale si në kontribuohet në parandalimin e përgjithshme të këtij fenomeni të dëmshëm për vendin tonë”, tha Ministri Rexhepi në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Në këtë mbledhje, qeveria i ka miratuar edhe Projekt Ligjin për të Drejtat dhe Beneficionet e ish Pjesëtarëve të UÇK’së, i cili pritet së shpejti t’i kalojë Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

“Qëllimi nxjerrjes së këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe benificioneve të veteranëve të UÇK’së të cilët me angazhimin sakrificën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ishin faktor vendimtar për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë të qytetarëve të Kosovës”, tha Kryeministri Hashim Thaçi.

“Realizimi i të drejtave me benificione të përcaktuara me këtë ligj bëhet për shkak të nderit dhe respektit që gëzojnë në popullin e Kosovës dhe më gjerë për shkak të sakrificës së tyre”, tha Kryeministri Hashim Thaçi duke e arsyetuar këtë iniciativë ligjore.

Më Shumë

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Lumni Lushaj Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek...

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve...

Lajmet e Fundit