10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Produktet e “DokuFest-it” edhe në Zvicër

Dokufest-kinemajaGjashtë filma me tematikë shqiptare që janë prezantuar në “DokuFest” do të shfaqen para qytetarëve të Gjenevës, Bazelit dhe Churit gjatë ditëve të ardhshme qytetarët e Zvicrës do të kenë mundësinë, që në kuadër të festivalit “Culturescapes”që ka filluar nga 18 tetori dhe do të zgjasë deri më 13 dhjetor, t’i shohin dhe gjashtë filma me tematikë shqiptare, që janë prezantuan në festivalin më të madh të filmit në Kosovë “DokuFest’.

Në këtë program janë përfshirë filmat: “Balkan Xpress” nga Baris Karamuço, “Kaseta e Dasmës” nga Ariel Shaban, pastaj filmi “Kolona” nga Ujkan Hysaj, “She Comes in Spring” nga Antoneta Kastrati, “Zibidi” nga Nart Zeqiraj si dhe “Nusja Jonë” nga Yll Çitaku dhe Nita Deda, transmeton albinfo njoftimin.

Filmat janë paraparë të shfaqen në tri lokacione në Gjenevë, në Bazel dhe në Chur.

Menaxherja e komunikimit në kuadër të “DokuFest-it”, Nita Deda, do të prezantoj aktivitetet e festivalit, rritjen e tij si dhe planet e së ardhmes, raporton “Zëri”.

Prezantimi siç është njoftuar do të përcillet me shfaqjen e një programi të punuar nga drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari.

“DokuFest” është ngjarja më e madhe e artit filmik në Kosovë, e cila ka kateter ndërkombëtar, ndërsa tradicionalisht mbahet në Prizren në pjesën e dytë të muajit gusht. Sivjet “Dokufest” ka sjell në skenë rreth 250 filma, prej të cilëve 106 në programin garues.

“Culturascapes”, ndërkaq është festival i përvitshëm që mbahet në Zvicër dhe i cili fokusohet në rajone të cilat definohen nga një histori dhe kulturë e përbashkët, ndërsa fokusi i festivalit këtë vit është kultura nga Ballkani.

Artistë nga të gjitha sferat, përfshirë filmin, artin, letërsinë, muzikën, vallëzimin dhe teatrin nga Ballkani do të shihen në ekspozita, filma, teatër dhe koncerte.

Festivali zgjat tetë javë ndërsa afërsisht 240 aktivitete ngjarje kulturore do të organizohen në Bazel dhe në lokacione tjera në Zvicër dhe 80 aktivitetet tjera do të organizohen në Ballkan.

Më Shumë

Vetmia si fat njerëzor në romanin “Era dhe Rroni – Një histori dashurie”

Shkruan: Musa BUSHRANI Romani “Era dhe Rroni - Një histori dashurie” i Osman Gorancit është një vepër që ndërtohet mbi dramën e brendshme të individit...

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit