Profesori i Harvardit u bë miliarder falë COVID-19

Profesor i biologjisë në Harvard dhe sipërmarrës. Timothy Springer, pa të ardhme premtuese në një firmë të re bioteknike, një dekadë më parë dhe bëri një investim të hershëm. Tani, kryesisht si rezultat i atij “basti” – një kompanie në Masaçusets, të quajtur “Moderna” – ai është një miliarder, raporton “Forbes”.

Kjo pasi që aksionet e kompanisë “Moderna”, që aktualisht ka një vaksinë për covid-19, në provat klinike njerëzore, u rritën më shumë se 12 për qind, vetëm këtë javë. Kjo rritje e ka shndërruar Springerin, në miliarder: sipas “Forbes”, ai tanimë vlen 1 miliard dollarë bazuar në kapitalin e tij prej 3.5 për qind të kapitalit në “Moderna” dhe aksionet në tre kompani më të vogla bioteknike.

“Filozofia ime është të investosh në atë që di, unë jam shkencëtar me zemër. Më pëlqen të zbuloj”, – ka thënë Springer, 72 vjeç, për “Forbes”. “Shumë shkencëtarë fillojnë kompani, por pak janë të suksesshëm. Unë jam një investues aktiv e njëkohësisht, shkencëtar shumë i rreptë…”.

Të martën, “Moderna” njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, gjurmoi me shpejtësi kandidatin e saj për vaksinat covid-19, duke i dhënë një shtysë përpjekjes për të zhvilluar vaksinën e parë për sëmundjen.

“Moderna” ishte kompania e parë që filloi provat njerëzore për vaksinën e saj, më 16 mars, në Seattle. Aksionet e kompanisë janë trefishuar në vlerë, që kur më 11 mars, OBSH e shpalli covid-19, pandemi.

I pandikuar nga pasuria e tij e re, Springer ende udhëton me biçikletë, për të punuar çdo ditë në Kembrixh, Masaçusets, ku ai bën kërkime në laboratorike. Luksi i tij i vetëm, thotë Springer, është shtëpia. “Më pëlqen kopshtaria dhe mbledh gurët… nuk kam nevojë për para. Kam një mënyrë jetese akademike”.

Gjithashtu, ai po jep kontribut me pasurinë e tij, për kërkime shkencore: Në vitin 2017, ai dhuroi 10 milionë dollarë, për të themeluar Institutin për Inovacionin e Proteinave, një institucion jofitimprurës, i pavarur dhe i përkushtuar për të studiuar shkencën e proteinave, duke ndihmuar sipërmarrësit bioteknikë të realizojnë idetë e tyre.

Më Shumë

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit