8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Projektligji për Trustin nuk procedohet në seancë as këtë javë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të vendosë për seancën e radhës paralamentare për shkak të mungesës së kuorumit.

Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se është arritur pajtimi mes anëtarëve të kryesisë që në një mbledhje të Kryesisë e cila do të mbahet gjatë kësaj jave, do të vendoset për datën e seancës së re.

Ai tha se Kryesia e Kuvendit të mblidhet gjatë kësaj jave për ta caktuar seancën për ditën e hënën seancën në të cilën do të trajtohet çështja e Trustit.

“U dakorduam që ditën e hënë, të hënën e ardhshme, do të mbahet seanca e radhës. Po ashtu do të përcaktojmë rendin e ditës për atë seancë në të cilën do të trajtohet pika për çështjen e Trustit”, tha ai.

Më Shumë

UÇK-ja sërish do të triumfojë!

Bazuar këto tendenca qëllimkëqija të prokurorisë për shtrembërimin e së vërtetës së luftës sonë për liri, që fillin e kanë tek Raporti skandaloz i...

Investim 5 milionësh, 43 ndërtesa publike në Prizren do t’i renovojë BE-ja

Një total prej 43 ndërtesash publike në Prizren, përfshirë 25 qendra shëndetësore dhe 18 shkolla do të renovohen përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së...

Lajmet e Fundit