8.2 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Prokurori kërkoi ndërprerjen e seancës ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Prizren, Nijazi Kryeziu

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin ku Nijazi Kryeziu akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën zyrtare, prokurori Mejdi Sefa ka kërkuar ndërprerjen e seancës me arsyetimin që të verifikohet besueshmëria e dosjeve të lëshuara nga Komuna e Prizrenit.

Prokurori kërkoi të ndërprehet seanca që të bëhet verifikimi i besueshmërisë së urdhërpagesës në shumën prej 1 mijë e 200 euro, nënshkrimet e personave dhe arsyet se pse datat nuk janë në përputhshmëri me urdhër-obligimin për pagesë që e kishin në shkresat e lëndës që nga fillimi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Dikush ka dashur që t’i harmonizojë dhe t’i përshtatë vendimet që ka lëshuar kryetari i Komunës së Prizrenit me datën 12 tetor 2015, e që konsideroj se nuk është në përputhshmëri me urdhër-obligimin që e kemi të njëjtë, e që rezulton me datë 16 prill 2015, dhe urdhër-obligimi për pagesë që daton më 12 tetor 2015”, tha prokurori Sefa.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Kryeziu, avokati Kujtim Kërveshi ka theksuar se në dosjet që i posedojnë në këtë seancë, shihet qartazi që urdhër-obligimi për kërkesë është i nënshkruar nga katër zyrtarë dhë është i muajit tetor 2015.

Ai shtoi se nuk mund të përmbushej një detyrim vetëm me kërkesën e të akuzuarit Kryeziu pa kaluar në mekanizmin e Kuvendit Komunal dhe Thesarit më vonë.

Gjithashtu, Kërveshi shtoi se Kryeziu është duke u akuzuar për tejkalimin e kompetencave, duke keqpërdorur pasurinë publike dhe se një gjë e tillë nuk është e mundur. Tha se ai nuk ka mundur që të ekzekutojë pagesa.

Në anën tjetër, i akuzuari Kryeziu mbështeti fjalët e avokatit Kërveshi dhe theksoi se duhet të shpjegohet fakti që janë dy dokumente të Departamentit të Thesarit dhe se ai i datës 16 prill 2015 është vetëm kërkesa për ta dërguar në Departamentin e Thesarit për ekzekutim.

Prokurori Sefa propozoi që të ftohet edhe një herë eksperti financiar, Agim Sheqiri, që të deklarohet në lidhje me dy urdhër-obligimet për pagesë në Departamentin e Thesarit.

Por, këtë propozim e kundërshtoi avokati Kërveshi me arsyetimin se nuk mund të dëgjohet një ekspert duke dhënë mendim të cilin nuk e ka të shkruar.

Këveshi propozoi të dëgjohen dëshmitarët-zyrtarët: Bashkim Lubovci, Ilir Baldedaj, Shpresa Vula, Shukran Zogaj dhe Afërdita Mormorina.

E këtë propozim e kundërshtoi prokurori Sefa me arsyetimin se janë zyrtarë të financave të komunës të cilët kanë qenë në zbatimin e ligjit dhe urdhrave që vijnë nga drejtoritë. Sa i përket Ilir Baldedajt, tha se i njëjti ka qenë i dënuar nga Gjykata për këtë çështje të njëjtë penale.

Ndërkohë, trupi gjykus i udhëhequr nga kryetarja Raima Elezi, ka refuzuar propozimin për dëgjimin e ekspertit financiar, Agim Sheqiri, kurse ka aprovuar propozimin për dëgjimin e dëshmitarëve të lartpërmendur.

Ndryshe, në senacën e 5 dhjetorit 2019,prokuroi Sefa ka deklaruar se është i gatshëm që të bëjë precizimin e aktakuzës për shumat e theksuara si në ekspertizën financiare, ashtu që: Në dispozitivin, pas shifrës 7 mijë e 200 euro duhet të figurojë “pagesa për TV Opinionin është bërë me datë 16 prrill 2015 në shumën prej 1 mijë e 200 euro”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren të akuzuarin Kryeziu më 21 shtator 2021 e ka liruar nga akuza për korrupsion, mirëpo Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren të ngritur më 2 gusht 2019, i pandehuri Nijazi Kryeziu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Nijazi Kryeziu, akuzohet se gjatë periudhës kohore janar – dhjetor 2015, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personat tjerë juridik, TV Opinion.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Kryeziu, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për emetimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës  Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas aktakuzës, Kryeziu, gjatë periudhës kohore 1 janar 2015 e deri më 31 dhjetor 2015, kishte lidhur kontratë me TV Opinionin, në vlerë prej 600 euro në muaj, dhe se për 12 muaj ka paguar 1 mijë e 200 euro.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.2 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

E diel e vranët, vende-vende riga shiu

Të dielën parashihet të mbajë mot të vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Bashkimi në finale të Superkupës, përballet me Peja 03 të shtunën

KBF Bashkimi ka siguruar finalen e madhe të Superkupës së Femrave 2025 dhe të shtunën do të përballet me KBF Peja 03, në një...

Lajmet e Fundit