3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Prokuroria në Prizren heton ndërtimet pa leje

Syle Hoxhaj, kryeprokurorProkuroria Themelore në Prizren,ka filluar hetimet kundër ndërtimeve të paligjshme që kanë ndodhur në këtë qytet.

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj tha se hetimet kanë filluar pas ngritjes së shqetësimit nga shiqëria civile dhe mediat. “Janë 9 raporte të Prokurorisë kundër nëntë personave”, tregon Hoxha, transmeton TV Opinion

Sipas tij, Departamenti i Krimeve deri më tash ka ngritur një aktakuzë, gjashtë persona janë nën hetime ndërsa në një rast janë pushuar hetimet.

“Departamenti i Përgjithshëm gjithashtu ka ngritur një aktakuzë,dhe po e heton një rast, ndërsa në një rast tjetër janë pushuar hetimet”.

Hoxhaj kërkon nga Drejtoria e Inspektoriatit që të jetë më vigjilente dhe të dërgon mesazh përkrahjeje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka konsulton qytetarët për rregulloren e menaxhimit të mbeturinave

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës, sot u mbajt konsultimi publik për Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e komunës. Sipas njoftimit,...

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Lajmet e Fundit