U promovua libri “Foshnjëria e Kombit Kosovar”

Nexhmedin Spahiu-Foshnjëria e Kombit KosovarShumë qytetarë, në mesin e të cilëve edhe autoritete politike e kulturore, kanë marr pjesë në promovimin e librit të 8-të të Prof. Dr. Nexhmedin Spahiut “Foshnjëria e Kombit Kosovar”, që u mbajt të premten në Mitrovicë.

Për librin folën profesori Fazli Hajrizi, si dhe studiuesi i shkencave politike dhe diplomacisë, Afrim Ferizi.

Sipas tyre, ky libër pothuajse përfundimisht ka hequr sagën rreth autorit, duke i argumentuar qartë konceptet dhe idetë për të cilat edhe vetë këta referues kishin pasur paqartësi.

“Libri “Foshnjëria e Kombit Kosovar” i ka bindur edhe më të pabindurit në vërtetësinë e pohimeve të autorit”, ka thënë mes tjerash Ferizi.

Më pas, të pranishmit u shtruan në debat rreth teorisë për kombin dhe historiografisë, ku autori u përgjigj në shumë pyetje.

Libri ka zgjuar interes të madh, gjë që u pa me numrin e kopjeve të shitura, ndërsa pas promovimit të suksesshëm javën e kaluar në Prishtinë, ku morën pjesë edhe shumë ambasadorë të akredituar në Kosovë, ky libër pritet të promovohet edhe në Tiranë, Shkodër, Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit