Sot filloi muaji i Ramazanit

xhamiaMë shumë se 1 miliard myslimanë në të gjithë botën sot filluan muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ky muaj është periudha kur besimtarët përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë.

Pas përfundimit të tij është Festa e Bajramit të Madh.

Liderët fetarë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për një muaj paqe e solidariteti.

Në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë krerët e bashkësive fetare islame kanë dhënë mesazhet e urimit drejtuar besimtarëve mysliman, duke uruar një muaj të mbarë agjerimi dhe muaji i mëshirës, paqes dhe solidaritetit.

Sipas kalendarit mysliman muaji i shenjtë i Ramazanit fillon me 28 qershor dhe dita e parë e Fitër Bajramit është me 28 korrik.

Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Pas 30 ditëve agjërim, myslimanët festojnë Bajramin e Madh.

Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit