PSG bën ofertën e parë zyrtare për Sanches

Renato Sanches është një nga objektivat primar të PSG-së për të forcuar mesfushën. Portugezi ka dhënë miratimin për të kaluar në “Parc des Princes”.

Sipas francezes “Le Parisien”, PSG ka bërë përpjekjen e parë zyrtare për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të Bayern Munich.

Skuadra nga kryeqyteti ka ofruar 10 milionë euro te Lille për kartonin e mesfushorit. 24-vjeçari ka dhe një vit kontratë të mbetur me klubin aktual.

Sezonin e fundit, Sanches bëri 32 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe pesë asiste.

Nga PSG-ja pritet të largohen mesfushorët Leandro Paredes, Idrissa Gana Gueye, Danilo Pereira dhe Ander Herrera.

Ndërsa, përveç Sanches-it, parisienët po përgatiten dhe për afrimin e Vitinha-s nga Porto. Mesfushori tjetër portugez vlerësohet 40 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit