Publikohen çmimet e derivateve, nafta 2 cent më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet për shitjen e derivateve edhe për të premten.

Referuar vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.84 euro për litër, 2 cent më lirë se të enjten, ndërsa çmimi i benzinës është .175 euro për litër, i njëjtë me një ditë më parë.

Një ditë më parë çmimi maksimal i lejuar i naftës ishte 1.86 euro.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.84 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.75 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 01/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit