13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Punëtorët me pagë mbi 500 euro nuk duhet të subvencionohen

Qeveria e Kosovës ka prezantuar para dy ditësh pakon mbështetese financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend, ku me nga 100 euro do të ndihmohen familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët. Vlera totale e këtij subvencioni është mbi 100 milionë euro, teksa nga kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Megjithatë, për profesorin e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj kjo pako më së paku mund të konsiderohet si masë qeveritare.

“Këso lloj ndihmash nga eksperienca jonë qoftë në nivel evropian e qoftë amerikan janë bërë, por kanë ndodhur në rrethana krejt tjera. Sidomos kemi pasur rastin e SHBA-së, kur kanë dhënë ndihma individuale, por kjo ka ndodhur në kohën e pandemisë kur ka qenë gjithçka e mbyllur. Pra, ka pasur një arsye sociale dhe ndoshta edhe ekonomike, por në kushtet dhe rrethanat e tanishme një ndihmë e tillë më shumë mendoj se është një vendim i vonuar që ndoshta kanë dashur ta marrin në kohën e pandemisë por nuk kanë mundur dhe tash po mundohen ta realizojnë“, ka theksuar Ramosaj në një intervistë në emisionin “Aktual” në RTK me Gjergj Filipajn.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Ai ka thënë se i ka vërejtjet e tij sa i përket kësaj ndihme nga ana e Qeverisë.

“Konsideroj se është dashur që baza e përfituesve të zvogëlohet. P.sh. kontigjenti i punëtorëve që marrin mbi 500 euro nuk ishte dashur ta marrin këtë subvencion dhe pastaj kjo ndihmë do të mund të dyfishohej për ata që kanë pagë nën 500 euro. Vetëm atëherë e kishte pasur kuptimin e një ndihme të arsyeshme. Por një kontigjent kaq i gjerë gjithçka mund të quhet përveç se jo një ndihmë qeveritare”, ka shtuar Ramosaj.

Sipas tij kjo mund të jetë një ndihmë sociale e momentit, sepse Kosova nuk është në atë situatë që ka vetëm këtë muaj shkallë të inflacionit.

“Kjo situatë mund të zgjasë me muaj e vite. Nëse është dashur të zgjidhet ky problem ishte dashur të zgjidhet në një mënyrë tjetër”, ka thënë Ramosaj.

Ai mendon se kjo situatë krize dhe e ngritjes së çmimeve ka ardhur si pasojë e pandemisë dhe e luftës në Ukrainë dhe Kosova si vend importues është goditur shumë.

“Kjo ka pasur ndikimin e saj sidomos tek ne, sepse Kosova është vend që imprton shumë e që eksporton pak. Bilanci eksport-import është aq negativ sa nuk e ka asnjë vend tjetër. Prandaj, te ne refleksionet janë të larta”, ka nënvizuar Ramosaj.

Ai ka folur edhe rreth vendimit të fundit të qeverisë për të shtyrë përpara projektligjin për pagën minimale e cila do të jetë 250 euro neto.

Edhe sa i përket këtij vendimi, Ramosaj i ka rezervat e tij. Ai thotë se është dashur të sigurohet një databazë më reale, derisa mendon se në Kosovë nuk ka ose pështë një numër i vogël i punëtorëve që marrin pagë nën 250 euro.

“Duhet ta dimë a kemi punëtorë që marrin pagë nën 250 euro. Nëse nuk ka atëherë një vendim i tillë është qesharak, sepse për kë është marrë. Nuk di nëse ka qytetarë në Kosovë qoftë në sektorin publik apo privat që kanë rrogë nën 250 euro. Ndoshta është një kontigjent i vogël, por është aq i papërfillshëm si kontigjent që nuk mund të bazohemi në të për të ndërtuar një gjykim që merr rolin e një vendimi qeveritar, siç është rasti për pagën minimale. Nëse e shikojmë nivelin mesatar të pagave qoftë në sektorin publik apo privat, atëherë konsideroj se minimumi do të ishte që paga mesatare të ishte 400 euro”, është shprehur Ramosaj.

Ai ka thënë se Qeveria apo dikasteret që kanë marrë vendime të tilla nuk janë realistë. Sipas tij një vendim që nuk gjen zbatim ose është në disproporcion me realitetin nuk është racional. Ai në fund ka apeluar që derisa ky vendim nuk e ka marrë formën përfundimtare të rishikohet.

Më Shumë

58 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

58 aksidente trafiku të ndodhura janë raportuar brenda 24 orëve. 15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 43 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë...

Bexheti: Pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar...

Lajmet e Fundit