9.8 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Putin përmend rastin e Kosovës kur pyetet për mundësitë e përmirësimit të raporteve Moskë-Kiev

Presidenti rus Vladimir Putin, ka përmendur Kosovën gjatë adresimit të tij të sotëm për media, kur foli për situatën e krijuar me Ukrainën.

Në një pyetje të cilën një gazetare e bëri drejt tij, u kërkua qëndrimi i tij nëse ka parë përspektivë për përmirësimin e raporteve mes Moskës dhe Kievit, përcjell Klankosova.tv.

E lidhur me atë se çfarë duhet të bëjnë këto dy vende në ndreçjen e marrëdhënieve, Putin ka përmendur rastin e Kosovës.

”Kemi diskutuar këto pyetje me evropianët dhe amerikanët në necgocime, nuk u tha publikisht por do e them tani.

Pyetja është se çfarë duhet të bëjnë dy palët për rregullimin e këtij problemi me një histori të gjatë. Gjëja e parë që duhet të njohim dëshirën e njerëzve në Krimea, dhe do të  përmendi një rast. Si mund të jetë një dëshirë ndryshe e këtyre njerëzve me njerëzit e Kosovës.

Në Kosovë ishte një vendim formal ndërsa këtu është bërë përmes referendumit. Askush nuk mund të obligojë njerëzit të votojnë, ata vullnetarisht erdhën dhe votuan. Dhe shtetet që I thonë vetes vende demokratike duhet ta dine këtë fakt”, tha Putin.

Më Shumë

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore...

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

Lajmet e Fundit