Putini merr vendim, heq dorë nga kontrolli i plotë i Ukrainës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin bëri me dije se ushtria e Kremlinit do të përqendrohet në zonën e Donbasit, në Ukrainën lindore, ku separatistët pro-rusë kanë luftuar që nga viti 2014.

New York Times shkruan se kjo është hera e parë që presidenti rus pranon se ofensiva ushtarake e Kremlinit do të kufizohet në Donbas, duke u tërhequr në këtë mënyrë nga qëllimi i tij fillestar për të fituar kontrollin total të Ukrainës, që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në 24 shkurt.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë njerëzit që jetojnë në Donbas, të cilët e ndjejnë lidhjen e tyre të pathyeshme me Rusinë,” tha Putini.

Gjatë fjalimit që mbajti ditën e djeshme në një konferencë shtypi në portin kozmik të sapondërtuar në Lindjen e Largët të Rusisë, Putini tha se bisedimet e paqes me Ukrainën kanë arritur në një fund pa dalje, dukë konsideruar të rreme lajmet për masakrën ruse në Buccha, ku u gjetën qindra trupa të pajetë civilësh gjysmë të varrosur.

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit