5.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren do të ofrojë shërbime mjekësore 24 orë

Që nga sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, do të punojë edhe me ndërrimin e tretë dhe do t’i ofrojë qytetarëve të komunës së Prizrenit shërbime mjekësore për 24 orë.

Krahas njësisë së Urgjencës, QKMF-ja do të jetë adresa e dytë shëndetësore e nivelit komunal që do të punojë me orar të plotë. Me këtë rast, njësia e Urgjencës do të lirohet nga mbingarkesa dhe do të merret vetëm me rastet urgjente, derisa në QKMF do të ofrohen shërbime për raste që nuk janë urgjente.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, së bashku me stafin menaxhues të QKMF-së, përuruan këtë shërbim të ri.

“Me anë të shërbimeve cilësore, pastërtisë dhe mënyrës së trajtimit të pacientëve, po i kthehet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve shëndetësore në nivelin komunal. Rreth 80% të shërbimeve mjekësore po kryhen në shërbimin parësor mjekësor, duke filluar që nga analizat e deri tek mamografia, dhe kjo e bënë Komunën e Prizrenit njërën prej komunave më të suksesshme në këtë aspekt,” ka thënë ndër tjerash kryetari Haskuka.

Ndërsa drejtori Shehu me këtë rast bëri të ditur se shërbimi 24 orësh në QKMF është pjesë e referomës që po bëhet në shërbimin parësor shëndetësor dhe paralajmëroi edhe për shumë projekte të reja që do të realizohen gjatë këtij viti.

Më Shumë

FSK-ja përkujton viktimat e ortekut tragjik në Restelicë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nderuan dhe përkujtuan viktimat e ortekut tragjik të vitit 2012 në Restelicë. Ndryshe 14 vjet më parë ndodhi nga...

Prizreni mobilizohet për finalen e Kupës së Kosovës – Bashkimi dhe Liria mbështesin çikat e qytetit

Qyteti i Prizrenit po tregon një mobilizim të jashtëzakonshëm në prag të finales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ku KBF Bashkimi...

Lajmet e Fundit