Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitë në qytetin e Beratit

Në kuadër të zbatimit të kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, me datë 12.05.2022 në ora 11:00 në Qendrën Mesjetare në Berat, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitën “Trashëgimia e Prizrenit në Berat” si rezultat i bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore- Berat.

Ekspozita “Trashëgimia e Prizrenit në Berat” do të prezantoj monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit, ku do të prezantohen 21 monumente më karakteristike që përshkruajnë evoluimin e trashëgimisë arkitekturore nga antikiteti e deri tek shtëpitë tradicionale të shekullit XIX-XX./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit