29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Qeriqi: Listat e veteranëve u politizuan

Xhevdet QeriqiXhevdet Qeriqi, që drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, e ka konsideruar si të paarsyeshme vonesën me publikimin e listave të plota të veteranëve.

Ai, në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se i gjithë procesi i hartimit të listave të veteranëve është politizuar.

“Në bazë të bisedave që kam me bashkëluftëtarë të atyre zonave, kam informata që janë përfshirë njerëz që janë të politikës dhe nuk kanë qenë fare të përfshirë në luftë”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka thënë se ka shumë emra që nuk kanë dhënë kurrfarë kontributi në luftë, dhe nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e uniformës së UÇK-së.

“Për këtë ka revoltë në mesin e atyre që kanë kontribuar me të vërtetë për luftë”, ka thënë Qeriqi, teksa ka thënë se në anën tjetër ka raste kur nuk janë përfshirë në lista, ata që kanë kontribuuar vërtetë në luftë.

“Me këtë që po shihet, pak kam shpresë që procesi do të mbyllet dhe veteranët do të gëzojnë të drejtat që u takojnë”, ka thënë ai.

“As unë dhe asnjë luftëtarë tjetër nuk e ka pritur se të dëshpëruar do të ikim nga këtu. Ka humbur shpresa që në këtë vend mund të bëhet mirë”, ka thënë Qeriqi.

Sipas Qeriqit, krahu i luftës janë rehatuar në karrige për vete dhe nuk çan kokën për bashkëluftëtarët e tyre.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi e radhës e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Kosovës, e cila nuk do duhej pranohej nga politikanët vendorë.

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Lajmet e Fundit