7.7 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Qeveria së shpejti në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ditëve në vijim do të dalë me një pako masash, e cila do t’i ndihmojë qytetarët për të kaluar më lehtë rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Në Kosovë, çmimet e artikujve bazikë të konsumit në muajin shtator janë shtrenjtuar deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

Çmimet më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrnat ushqimore, ndërkaq 20 për qind te pemët dhe perimet.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo rritje me ritëm të shpejtë u ndikua nga berza botërore, e cila ndikoi edhe në shtete më të zhvilluara.

“Pasojat e pandemisë COVID-19 në ekonominë globale, po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale”, tha Kurti.

Ai kërkoi nga qytetarët që të jenë të qetë teksa po punojnë që në ditët në vijim të bëjnë një pako masash në mënyrë që qytetarët t’i kalojnë më lehtë vështirësitë financiare.

Ngritja e çmimeve ka ngjallur shqetësime te qytetarët dhe shoqëria civile në Kosovë.

Më Shumë

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

Lajmet e Fundit