Qeveritarët u ikin përplasjeve në Kuvend

Kuvendi i Kosoves 7Hashim Thaçi nuk do të ndihet në siklet si Enver Hoxhaj, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, për punën e tij si ministër. Kjo për faktin se partia e tij do ta udhëheqë këtë komision. Kësisoj, Thaçi ka arritur t’i shmanget përplasjes së mundshme me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili në legjislaturën e kaluar ishte kryetari i këtij komisioni. Përveç këtij komisioni, koalicioni PDK dhe LDK kanë arritur t’i vendosin njerëzit e tyre, në komisionet më të rëndësime në Kuvend. Kjo metodë e përzgjedhjes së komisioneve të ‘forta’ nga partitë në pushtet, po vlerësohet e gabueshme nga njohës të çështjeve politike në vend. Sipas tyre, kjo është edhe një tendencë për t’i ikur përplasjeve më përfaqësuesit e partive opozitare, ashtu siç kishte ndodhur në legjislaturën e kaluar.

Dren Doli nga Klubi për studime juridike politike, vlerëson se nuk është rastësi zgjedhja e Komisionit për Punë të Jashtme nga ana e PDK-së. Sipas tij, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi me qëllim i ka ikur përplasjes me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Hashim Thaçi me çdo kusht tentoi të përjashtojë nga marrja në pyetje për veprimtarinë e tij si ministër i Jashtëm nga ana e Albin Kurtit. Dhe përzgjedhja e komisionit të parë të këtij komisioni që ka bërë PDK-ja, tregon tendencën e Thaçit për t’i ikur në maksimum kritikave të partive opozitare”, ka thënë Doli…/tribuna/

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit