12.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Tenton t’i bashkohet ISIS-it, kapet bashkë me gruan dhe vajzën në aeroport

policia specialeShtetasi Burim Sejdiu, bashkë me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre ka tentuar që nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës të udhëtoi për në Stamboll të Turqisë, e nga aty më pas t’i bashkohet organizatës terroriste ISIS.

Ndonëse Burimi kishte paguar tri bileta aeroplani dhe ishte bërë gati që të futej në aeroplan me datën 1 gusht të këtij viti, qëllimi i udhëtimit të tij u zbulua nga pjesëtarët e Policisë Kufitare të Kosovës. Burimi përfundoi në pranga përderisa bashkëshortja e tij bashkë me vajzën u lanë në liri deri në përfundimin e hetimeve. E pasi kaluan dhjetë ditë nga ky rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës te premten ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit në fjalë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, në tentativë.

Udhëtimi i organizuar

“Pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Burim Sejdiu, për kryerjen në tentativë të veprës penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 par. 2 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të prokurorisë speciale…/tribuna/

Më Shumë

Forenzika konfiskon mbi 700 euro në Prizren, dyshohet se janë të falsifikuara

705 euro ka konfiskuar Forenzika e Kosovës, mbi dyshimin se janë të falsifikuara. Sipas raportit të policisë, të njëjtat, ishin deponuar në një bankë në...

Ballkani mban kreun

Pa shumë telashe dhe shpejt, Ballkani ka shënuar dy gola sot në portën e Dukagjinit, për të shkuar rehat në fitore komode me tre...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit