Quni: Me fat Kurban Bajrami!

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bjramit.

“Uroj që festën e Bajramit dhe të gjitha festat tjera, t’i presim në kushte më të mira”, thuhet në urimin e Qunit.

Postimi i plot

Të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, miqve dhe bashkëpunëtorëve vendor e ndërkombëtar të besimit islam dhe gjithë qytetarëve të besimit mysliman, përzemërsisht,

Urime festa e KURBAN BAJRAMIT, me shumë shëndet, solidaritet midis njerëzve, paqe, suksese, respekt e dashuri në familjet tuaja.

Uroj që festën e Bajramit dhe të gjitha festat tjera, t’i presim në kushte më të mira, pa frikë nga infeksionet e pandemisë, por së bashku me vizita të ndërsjella ashtu si ka qenë tradita.

Urime dhe me fat!
Anton Quni,
Ministër i Mbrojtjes

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit