Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Quni konsideron se duhet të kuptohen drejt dhe në mënyrë miqësore, deklaratat e Sekretarit të përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe Ambasadës së SHBA-së, në lidhje me shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura.E gatishmëria e NATO-s dhe Ambasadës së SHBA-së, për të punuar edhe me komunitetin serb në çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri, në mënyrë konstruktive, sipas deputetit Quni është mundësi e mirë për FAK-un.
“Vendimet e njëanshme të autoriteteve të Republikës së Kosovës, duke e transformuar FSK-në, jashtë dispozitave kushtetuese nuk janë yë pranueshme për partnerët strategjik, por të njejtit e shprehin gatishmërinë që të ndihmojnë në transformimin e FSK-së në FAK, gjithënjë në partneritet të sinqertë, si nevojë e gjeostrategjive, gjithënjë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Së këndejmi, gatishmëria e SHBA-së, që të punoj edhe me komunitetin serb qe të jenë konstruktiv në këtë çështje, është mundësi e mirë për të ardhmen e FAK-ut, si forcë profesionale dhe e pakontestueshme”, ka thënë Quni.
Më tej ai ka veçuar se është mirë që nga ky moment çdo hap në drejtim të shndërrimit të FSK-së, të jetë në bashkëveprim me partnerët “strategjik” siç i ka quajtur Quni, të vendit,“Në të mirën e Republikës së Kosovës në përgjithësi është mirë që nga ky moment, çdo hap në drejtim të transformimit të FSK-së, të jetë në bashkëveprim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjik”, ka përfunduar ai.
Një ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i dorëzoi kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake.Kurse gjatë ditës së sotme Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, thanë se ‘shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo në mënyrë të njëanshme’.Çështja e transformimit të FSK-së në ushtri, është një prej temave që është debatuar më së shumti në opinon në 2 vitet e fundit.Transformimi i FSK-së s’ka ndodhur deri më tani pasi që gatishmëria e deputetëve të Listës Serbe nuk ka ekzistuar./GazetaBlic.com/