8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Qyteti i Elvisit përkujton mbretin e rock n rollit

Një qytezë turistike gjermane, ku dikur ka jetuar përkohësisht Elvis Presley, po përgatit një përkujtimore madhështore kushtuar mbretit të rock and roll-it.

Tashmë në edicionin e tij të gjashtëmbëdhjetë, Festivali Evropian i Elvisit në Bad Nauheim do të zhvillohet nga 18-20 gusht duke nisur vetëm dy ditë pas 40-vjetorit të vdekjes së ikonës së muzikës botërore.

Elvisi jetoi në qytezën e landit qendror gjerman të Hesses nga vjeshta e vitit 1958 deri në fillim të vitit 1960, kohë gjatë së cilës ai kryente shërbimin në radhët e ushtrisë amerikane në qytezën fqinje të Friedbergut.

Adhuruesit e mbretit të rock & roll-it do të ndjekin koncerte, shfaqje filmash dhe një ekspozitë të autoveturave klasike të viteve ’50 dhe ’60.

Por, në qendër të festivalit do të jetë vizita në dhomën ku dikur ka jetuar Elvisi.

Ndërtesa është hapur së fundmi si hotel, por dhoma e Elvisit ka mbetur tërësisht e pandryshuar./ KultPlus.com

Më Shumë

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Lajmet e Fundit