Rahovec, vreshtarët kanë filluar vjeljen e rrushit

Në plantacionet e mbjella me vreshta në Komunën e Rahovecit këto ditë ka filluar vjelja e rrushit të tryezës.

 

Vreshtarët këtë vit prodhimi e quajnë të mbarë, ndërsa presin rendimente të kënaqshme. Ndonëse ende zyrtarisht nuk ka filluar vjelja e rrushit, në Rahovec ky proces ka ditë që ka nisur.

Kushtet atmosferike kanë mundësuar që vreshtarët këtë vit të kenë cilësi dhe sasi të të gjithë kultivarëve, thotë Fadil Kokollari. Por kërkesa për këtë produkt nuk është e kënaqshme .

Shumë punë ka bërë edhe vreshtari Florent Imeri në dy hektarë vreshta të familjes së tij. Por ai dhe të tjerët thonë se nuk po u paguhet mundi.

Procesi i vjeljes duhet të kryhet shpejt, pasi vonesat sjellin humbje. Me shumë vështirësi po sigurohen punëtorët, thonë vreshtarët.

Zyrtarisht vjelja e rrushit të verës nis në fillim të shtatorit dhe nëse kushtet atmosferike janë të mira,  ky proces zgjat deri në fund të tetorit./rtk

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit