Rahoveci e bën Hardhfestin, mund ta organizojë edhe Sunny Hill (VIDEO)

Është e sigurt që “Sunny Hill” iku në Tiranë. Por, kosovarët ende po mbajnë shpresa se festivali mund të kthehet, aty ku e ka vendin.

Për këtë u kujdes edhe një asambleist nga Rahoveci , që i bëri ftesë publike kryetarit Smajl Latifi, që organizimi i tij të bëhet në Krushë të Madhe.

Bile, Sejfullah Sejfullahu e  gjeti edhe tokën. Ai është fort i sigurt se festivali nuk do dështonte, meqë krushianët kanë përvojë në organizime të tilla.

Klani kontaktoi edhe të parin e Rahovecit, Smajl Latifin. I njëjti tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me organizatorët, kurdo që është nevoja.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit