Rahoveci e fiton ndeshjen e stinorit

Ndeshja më e përfolur e javëve të fundit në basketbollin kosovar, ajo ndërmet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit, i ka takuar skuadrës “vendëse” me shifrat 97:73. Derisa pjesa e parë ishte shumë e barabartë dhe përfundoi me vetëm dy pikë epërsi për “Vreshtarët” (47:45), pas pushimit Rahoveci ishte dukshëm skuadër më e mirë dhe arriti të fitojë me rezultat bindës.

Mark Williams me 23, Arti Hajdari (21), Tyler Deihl (20), Mustaf Merovci (15) e Muhamed Hasani (12) ishin basketbollistët që patën pikë dyshifrore te skuadra e trajnerit Bujar Loci.

Në anën tjetër, Michael Harmon me 17, Leonard Mekaj e Dragan Sekelja me nga 15 dhe Artijn Gashi me 12 pikë ishin më të dalluarit te Golden Eagle Ylli.

Këto dy skuadra po luftojnë me ngulm për pozitën e tretë dhe pas kësaj fitore Rahoveci është shumë më afër qëllimit, pasi aktualisht i kanë nga 36 pikë, por në ndeshjet e drejtpërdrejta ka bilanc 3:1. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë, pasi Rahoveci nuk ka palestër.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit