12.7 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Rahoveci ndihmohet nga Labinot Tahiri dhe një bashkëatdhetar

Gjatë ditës së sotme kryetari i Rahovecit Smajl Latifi  ka pritur në një takim drejtuesin e Fondacionit “Labinot Tahiri” Labinot Tahiri i cili ka sjellë një donacion me 100 pako ushqimore-higjienike për familjet me asistencë sociale në këtë komunë.

Përzgjedhja e familjeve me nevojë sociale do të bëhet nga Qendra për Punë Sociale në Rahovec.

Latifi e ka falënderuar Labinot Tahirin që iu ka dalë në ndihmë familjeve në nevojë dhe ka kontribuar në zbutjen e gjendjes së vështirë socio-ekonomike në këto ditë jo të lehta përballë pandemisë Covid-19.

Komuna e Rahovecit ka pranuar sot edhe një donacion prej 200 pakosh ushqimore me artikuj themelorë dhe 200 thasë miell nga Afrim Kasapi i cili jeton dhe punon në Zvicërr.

“Përkrahja, solidariteti dhe humanizmi i bashkatdhetarëve tanë nuk na ka munguar asnjë moment në tejkalimin e kësaj sfide, prandaj falënderoj sinqerisht Afrim Kasapin nga Rahoveci për donacionin e dhënë. Falemnderit të gjithë bëmirësve për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë”, ka thënë i pari i Rahovecit Smajl Latifi.

Më Shumë

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Lajmet e Fundit