0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Ramadan Muja është përkulur para dëshmorëve vetëm për vota

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, akuzon kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, për nënçmim të familjeve të dëshmorëve.

Ai tha se Muja, para varreve të dëshmorëve është përkulur vetëm për vota dhe poena politike.

Avdyli, si shembull merr rastin e antarit të katër dëshmorëve, Fidan Shala.

“Rasti i Fidanit, na ka tronditur të gjithëve .Ky është rasti tipik sesi ky pushtet i qaset dëshmorëve dhe familjeve të tyre”, tha Avdyli, shkruan PrizrenPress.

Anëtari i katër dëshmorëve, Fidan Shala, ditë më parë ka treguar se si është trajtuar nga pushtetarët për një vend të punës.

“Fillimisht më thanë “kur e kryen Fakultetin nuk ka diskutim, ti do të jesh i pari”. Pasi që diplomova më thanë që nuk ke përvojë të punës, edhe pse kisha mbi 5 vite përvojë të punës”, ka treguar ai.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Avdyli tha se ky rrëfim tregon më së miri se si janë trajtuar familjet e dëshmorëve nga Qeveria e ‘Mujës’.

“ Ka nderuar varret e dëshmorëve për poena politike. Nuk e ka qarë hallin e familjeve të tyre”, tha ai.

Sipas tij, nderimi më i madh që mund t’ju bëhet dëshmorëve është trajtimi i familjeve të tyre.

“Institucionet, por edhe si shoqëri e kemi për obligim që familjet e dëshmorëve t’i trajtojmë ashtu si e meritojnë”.

“Ikja e fëmijëve të dëshmorëve në mërgim për shkaqe ekonomike është vrasje e dytë e dëshmorëve”, tha Avdyli. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Lajmet e Fundit