2.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Ramadan Muja u ligjëron prokurorëve rreth krimit të organizuar!

RamadanMuja14-01Prokurorët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë çka të dëgjojnë nga kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja në një konferencë që i kushtohet luftimit të krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.

Aktualisht i dënuar nga shkalla e parë e gjykatës me dy vjet burg me kusht në mars të vitit të kaluar, pasi Gjykata në Prizren e gjeti fajtor në një rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ai është në pritje të konfirmimit apo refuzimit të dënimit nga ana e Gjykatës së Apelit pas ankesës së bërë. Në rast se i konfirmohet dënimi, Mujës i duhet ta lë postin e kryetarit të komunës para se t’i përfundojë mandati ligjor.

Por fakti që është i dënuar nga Gjykata, nuk e ka penguar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ta fusë Mujën në listën e folësve në një konferencë që mbahet nesër në Prizren.

Konferenca me temë ”Bashkëpunimi ndërshtetëror në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare”, sipas Zyrës së Kryeprokurorit, mbahet në vazhdën e takimeve të mëhershme koordinues ndërkufitare në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe ka për qëllimi koordinimin sa më të mirë të veprimeve dhe aktiviteteve bashkëpunuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe kryetarë të komunave të Kosovës dhe Shqipërisë, që shtrihen në afërsi të brezit kufitar të dy shteteve./kallxo.com/

Më Shumë

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka paralajmëruar se ata që e shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për përfitime personale, duke përgatitur...

Lajmet e Fundit