30.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Rami Berisha: Ja në cilat shkolla punojnë me diplomë të mesme si mësimdhënës

rami berishaaaGazetari Rami Berisha ka kërkuar nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, që të ndërhyjë në përmisimin e gjendjes në arsim. Ai në rrjetin social Facebook, ka publikuar të gjeturat në disa shkolla ku si mësimdhënës punojnë më shkolla të mesme.

“Kërkoj nga qeveria lokale që të reagojë sipas ligjeve në fuqi të Kosovës. Këto që po i them më poshtë nuk ka nevojë interevenimi i drejtësisë”.

“Në 12 shkolla të Komunës së Prizrenit punojnë 12 mësimdhënës me shkolla të mesme”.

“Unë në dosjen time për drejtësinë i kam emrat e mbiemrat e shkollave dhe të personave”

“Në Hoqë të Qytetit punojnë më së paku tre mësimdhënës më shkollë të mesme”

“Në Randobravë punon një mësimdhënës me shkollë të mesme”.

“Në Krushë të Voglë punon në mësimdhdënës me shkollë të mesëm”.

“Në Kabash punojnë dy me shkollë të mesme”.

“Në Zym punon një me shkollë të mesme”.

“Një rast është në një shkollë në Prizren, nuk po e përmend, më vjen shumë rëndë që edhe në qytet paska rast të këtillë”.

“E ftoj kryetarin e Komunës që të mos e pret Prokurorinë por t’i thirr drejtorët e këtyre shkollave dhe të mësojë të vërtetën”.

“Ka edhe të tjerë, paska edhe me shkollë fillore, por me vjen rëndë me i përmend, sepse më duket se është e pabesueshme kjo edhe pse burimet i kam të sigurta”.

“Nëse kryetari nuk i merr masat ligjore, ndjej se është bashkëfajtor, bashkëfajtor edhe për faktin se shumica e rasteve që më njoftojnë pohojnë se janë ankuar personalisht të kryetari./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Keqpërdorimi i gjuhës shqipe në rrjetet sociale

Prof.Dr. Xhafer Beqiraj (Për një vetëdijesim gjuhësor) Gjuha shqipe, si shenjë thelbësore e identitetit kombëtar, po përballet me një krizë të thellë në aspektin e përdorimit...

Jeta me harrimin

Enver Sulaj Dje, për shembull Iku nga kjo botë edhe një njeri i mirë Pa emër Se ai jetonte te të gjithë ngapak E te harrimi më shumë. Në...

Lajmet e Fundit