Ramush Haradinaj thyen “rekordin” e Hashim Thaçit për vizitat në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thyer “rekordin” e vizitave të ish-liderit të PDK-së Hashim Thaçi.

Ai është bërë vizitor më i shpeshtë i Prizrenit.

Haradnija çdo javë rregullisht e viziton Prizrenin, dikur “Jerusalemin” e PDK-së së Thacit.

Ai edhe gjatë ditës së djeshme ishte për vizitë në këtë qytet. Sipas tij, vizitat po i bënë për të njoftuar me problemet e qytetarëve.

“ Sot, pata kënaqësinë të mirëpres anëtarësimin në AAK të të rinjve”, ka thënë Haradinaj për media,shkruan PrizrenPress.

Ish-lideri i PDK-së Hashim Thaçi,ka qen njëri prej liderëve politik, që ka vizituar më së shpeshti Prizrenin.

Ai, gjatë fushatave zgjedhore thuaja tërë ditën qëndronte në këtë qytet, pasi që e vlerëson si “Jerusalem” të PDK-së.

Ndërkaq, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit, President i Kosovës, vizitat në këtë qytet i ka shpeshtuar Ramush Haradinaj.
Kryetari i AAK-së në Prizren, Lulëzim Kabashi ka thënë ndërkaq, për media se në kuadër të agjendës javore Haradinaj ka vizituar familjet e dëshmorëve dhe disa biznese.

Partia e Ramush Haradinajt në Prizren, është pjesë e Qeverisë së Ramadan Mujës, e cila pësoi ndryshime për shkak performacës së dobët dhe keqpërdorimeve të shumta.  /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit