8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Reshit Kushaj: Adresa e zgjidhjes së çështjes është Qeveria

Derisa sindikalistët vazhdojnë të theksojnë qëndrimin e tyre për mbajtjen ne grevës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ekzekutivi i shtetit paralajmëron ndaljen e pagës për aq kohë sa punëtorët qëndrojnë në grevë.

 

Lidhur me këtë Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, theksoi se sa i përket ndalesave për pagën ndaj grevistëve, nuk di se në cilin ligj ata janë bazuar, kur dihet se ligji i grevave arsyeton veprimin e tillë edhe në kuptimin material dhe askund nuk shkruan në marrëveshjet tona me Qeverinë se meditja mund të ndalet nëse merr pjesë në grevë.

Ai mohoi se ndaj grevistëve ushtrohet presion nga ana e Sindikatës, përkundrazi, ata me vullnet iu kanë bashkuar grevës derisa të realizohen kërkesat e drejta të tyre.

“Fjala presion në organizimin sindikal nuk ekziston. Secili angazhohet me vullnet dhe i bashkohet veprimit sindikal, qoftë kjo edhe grevës”, theksoi mes tjerash Kushaj për Info Plus, në RTK.

Më tej ai sqaroi se grevës iu kanë bashkuar edhe nëpunësit civilë.

“Adresa e zgjidhjes së çështjes është Qeveria”, theksoi Kushaj.

Kushaj tutje sqaroi historikun e aktiviteteve të SBASHK-ut karshi situatës, duke paralajmëruar për këtë që po ndodhë tani. “Kemi paralajmëruar që para nëntë muajsh përmes formave të ndryshme të protestave, por Qeveria qe e shurdhër, sikurse tani”, deklaroi ai.

Ndërkaq, lidhur me rezultatet e PISA-s, Kushaj theksoi se kundruall kushteve, rezultatet megjithatë nuk janë të dobëta dhe nuk do të jenë, sepse tani kemi angazhime të shtuara në këtë drejtim, shtoi ai.

Më Shumë

Laurinë Gashi renditet e 5-ta në Sofia European Open 2026

Xhudistja Laurinë Gashi në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Sofiia Hrechka nga Ukraina. Në të dytën ajo mposhti me Ippon, Francine Echevarria...

“Është dhimbje e pashërueshme”/ Rrëfimi në lot i Redon Makashit për humbjen e të atit: Kishte shumë pengje

Familjarë, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit sot aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. I...

Lajmet e Fundit